Zjarret, Tabaku: Rama e përdor buxhetin si bankomat për PPP korruptive, ndaj mjetet rrethanore mbeten arma e vetme

Deputetja e zgjedhur e PD-së më 25 prill, Jorida Tabaku thotë se banorët dhe efektivët e policisë po punojnë me mjete rrethanore për të shuar flakët masive të zjarrit që kanë ”pushtuar” vendin.

Përmes një postimi në Facebook, Tabaku shkruan se kur buxheti i shtetit përdoret si bankomat për PPP-të, mjetet rrethanore janë të vetmet armë për shuarjen e flakëve. Ajo gjithashtu nënvizon se propaganda e qeverisë nuk i ndihmon as qytetarët dhe as pasuritë natyrore që po shkrumbohen nga flakët.

”Propaganda e shtrenjtë nuk i ndihmon qytetarët dhe as pasurinë natyrore që shkrumbohet. Sa herë vendosemi në provë po aq herë dështojmë turpshëm duke shfryrë tullumbacen e gënjeshtrave. Shqiptarët në mëshirën e fatit dhe darrën e korrupsioni që përditë i shtrëngon sot janë vetëm”.

Postimi i plotë

Kur buxhetin e shtetit e përdor si bankomat për klientët e qeverisë dhe PPP-të korruptive, mjetet rrethanore mbeten arma e vetme e atyre që po luftojnë kundër zjarrit me kurajo dhe vetëmohim.

Propaganda e shtrenjtë nuk i ndihmon qytetarët dhe as pasurinë natyrore që shkrumbohet. Sa herë vendosemi në provë po aq herë dështojmë turpshëm duke shfryrë tullumbacen e gënjeshtrave.

Shqiptarët në mëshirën e fatit dhe darrën e korrupsioni që përditë i shtrëngon sot janë vetëm.

SHKARKO APP