Zjarrfikësit në luftë me flakët! Vijon ende zjarri në Sasaj, aktive disa vatra në Himarë

Vijojnë të digjen disa fshatra të bashkisë së Himarës.

Zjarrfikësit po përballen me një vatër e madhe zjarri mbi fshatin Sasaj, tre vatra në Lukovë dhe një vatër në Shën Vasil.

Gjatë gjithë natës ka qenë një situatë e rënduar në këto zona për shkak të erës e cila favorizonte zjarrin që të zbriste drejt zonave të banuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrëmjen e djeshme janë evakuuar banorët e fshatit Sasaj, ku 50 banorë kanë qëndruar në qendër të fshatit pasi flakët janë afruar drejt banesave të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që zjarri i ardhur nga zona që lidh fshatrat e Delvinës me ato të Himarës ka bërë që, Lukova, Shën Vasil të kenë rrezikshmëri të lartë nga flakët.

Forca të shumta të zjarrfikësve, policia, FNSH, emergjencat civile kanë më shume se 60 orë që po qëndrojnë në terren pasi zjarri rikativizohet sa herë nis era.

Edhe këtë mëngjes në Lukovë zjarri është aktiv, dhe mbahet në kontroll, ndërkohë që pritet të vijnë helikopterët që të hedhin uji për te shuar vatrat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?