”Mos të ishin zjarrfikësit nga e gjithë Shqipëria, Shëngjini do të ishte gërmadhë sot nga flakët”

Betejë heroike në Shëngjin si në filma apo në mitologjinë e lashtë, ku zjarri përpinte gjithça, edhe prej erës së fortë. Zjarrfikës, polici, insitutcione, krejt shteti në Shëngjin. Sot Shëngjini mund të thuhet se ka shpëtuar.

Situata e zjarreve në Shëngjin është vendosur nën kontroll. Lajmin e jep ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Ai shton se mëngjesin e kësaj të mërkure priten përforcime nga mekanizmi evropian i mbrojtjes civile.

”Kur bëhemi të gjithë bashkë çdo sfidë kalohet! Falë përkushtimit të forcave zjarrfikëse nga të gjitha bashkitë e vendit, Policisë së Shtetit, ushtrisë dhe qytetarëve vullnetarë, situata në Shëngjin është nën kontroll. Nesër në mëngjes do të kemi përsëri përforcime nga mekanizmi evropian i mbrojtjes civile. Qëndroni të qetë dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve”,-shkruan Manja.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Nderu u është përgjigjur akuzave për neglizhim të situatës së zjarreve. ”Mos të ishin zjarrfikësit nga e gjithë Shqipëria, Shëngjini do të ishte gërmadhë sot,” shprehet kryebashkiaku teksa shton se era i përhapi flakët “me shpejtësi rrufe”.

SHKARKO APP