FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zoti Budina! I patë ambasadorët?! Kërkoji opozitës o të pushtojë sheshet ose të iki si OJQ!

I dashur z. Budina dhe ju artistë!

Akoma nuk jeni ngopur akoma me gënjeshtrat dhe mashtrimet e ambasadorëve?

Nuk ju mjaftuan 4 vite për të parë si ia dhanë drejtësinë e “re” Ramës në dorë duke u tallur me kushtetutën tonë në mënyrë tinzare? Harruat që nuk thanë një fjalë për kanabizimin dhe drogen? As për zgjedhjet moniste të 30 Qershorit, ata nuk folën.

Swiss Digital Desktop Reklama

As kur mori gjithë pushtetet Edi Rama, ata ambasadorët, nuk folën! Vetëm kur hidhej ndonjë shashkë nga opozita para kryeministrisë ata dilnin me deklarata kundër popullit të revoltuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani drejtohuni popullit dhe kërkojini opozitës, o të marrë drejtimin e uraganit popullor o të zhduket nga faqja e dheut si një OJQ qesharake!

Këtë duhet të kërkoni zoti Budina, pasi pas kësaj nuk ka më asnjë shpresë për demokraci!

Nëse opozita dhe lidershipi opozitar nuk nxjerrin popullin në rrugë kundër kësaj qeverie mafioze, siç thoni Ju dhe krejt populli, atëhere të ikin nga skena krejt opozita e sotme!

Këtë duhet të kërkoni zoti Budina!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?