Zv/kryeministri Braçe: Protesta e të rinjve ishte kriminale dhe dhunë e organizuar

Numri dy i qeverisë, Erion Braçe është zyrtari më i lartë i mazhorancës që ka vendosur të flasë për protestat kundër vrasjes së Klodian Rashës.
Braçe thotë se këtë çështje do ta hetojë drejtësia dhe se vrasja nuk është bërë me urdhër politike. Ndërkohë Braçe sulmon ashpër qytetarët që protestuan sot, duke folur për “dhunë kriminale” të tyre.

Protestat e sotme Braçe i quan politike dhe kriminale.

Deklarata e plotë e Erion Braçes në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

VRASJA E KLODIAN RASHES ESHTE SHUME E RENDE;
Nje krim penal,
i hetueshem, i gjykueshem,
i denueshem maksimalisht!
LIGJERISHT!
Eshte nje humbje e tmerrshme per familjen, prinderit se pari,
te afermit, miqte e shoket e tij!
Eshte e pashlyeshme per ta,
ndaj cdo ngushellim as i afrohet dhimbjes se tyre!
Cdo vrasje kerkon DREJTESI dhe
DREJTESI do te kete;
E qarte, e plote, e shpejte dhe pa mbrojtur e pa kursyer kerkend qe eshte fajtor!
Une nuk i di rrethanat e vrasjes,
nuk jam prokurori e nuk jam gjykatesi,
ndaj besoja se politikanet duhet te kishin zene mend e te heshtnin, por qenka e pamundur;
Klodian Rasha ishte qytetar i ketij vendi,
me te drejta te plota duke nisur nga jeta, shenjteruar nga ne socialistet duke fshire nga ligjet e ketij vendi, marrjen e jetes qofte edhe si ndeshkim per faj;
Jeta nuk merret per asnje arsye,
keshtu e mendoj une!
Por nje gje dua ta them tani;
KJO VRASJE NUK ESHTE POLITIKE,
AS ESHTE KERKUAR E AS ESHTE URDHERUAR NGA QEVERIA APO CILIDO POLITIKAN NE TE!
Nuk ka qene politik vrasja e qytetareve te pafaj ne keto 8 vite, asnje sekonde, asnje ore, asnje dite; ky eshte nje rast i vetem, i izoluar,
i pandodhur kurre me pare ne 8 vite,
edhe kur policia eshte percelluar me molotove!
NE NUK VRASIM!
NE NA KANE VRARE!
Ne nuk jemi as Sali Berisha, as Lulzim Basha qe vrane qellimisht, drejtperdrejt, 4 protestues te pafaj e te paarmatosur, fshehen provat, penguan prokuroret, refuzuan mandat arrestet per vrasesit e pergjegjesit, mbrojten e liruan vrasesit, ju dalin per zot qarte cdo minut vrasesve edhe sot;
nuk jemi as Ilir Meta qe i quajti te pushkatuarit kokepalare!
JOOO! KURRE!
Nderkohe,
dhuna barbare sot ne mbremje ne Tirane,
NUK ESHTE DREJTESI!
Per Klodian Rashen asfare!
Dhuna ndaj qytetit e jetes ne te ESHTE POLITIKE!
ESHTE DHUNE PER PUSHTET!
E KERKUAR, NXITUR, ORGANIZUAR, KOMANDUAR, USHTRUAR PER PUSHTET!
E njejta qe nga Marsi ne Qershorin e vitit qe shkoi, dogji e percelloi kete qytet; per pushtet!
Shihini, eshte e njejta, eshte njesoj, me te njejtet njerez, me mllef e urrejtje ndaj ketij qyteti!
E fundit;
Dhuna mbi policine perseri nuk eshte Drejtesi!
Cdo organizate ka ditet e saj te veshtira,
si kur humb heronjte e saj ne beteje me krimin, si kur cilido ne kete organizate tejkalon ligjin me pasoja te renda;
Heronjte e Policise se Shtetit nuk i zhben dot kush, ashtu sic edhe te perfshiret ne faje individuale nuk zhbejne organizaten.
Ka qene Policia e Shtetit qe i ka dhene drejtesise shkelesit e ligjit brenda saj;
E beri dhe pardje kur ne minuten 1 i dha prokurorise vendngjarjen e u vu ne dispozicion te hetimit, ligjerisht!
Kurre me pare nuk ka qene keshtu!
Eshte neverites ne hipokrizine e tij Lulzim Basha sot si politikan qe kerkon dorezimin e ketij e atij, kur si minister i Brendshem,
pas pushkatimeve ne bulevard mori ne mbrojtje vrasesit dhe refuzoi mandat arrestet e prokurorise!
Me shume, dhuna e krimineleve ne proteste kunder policise, eshte krim!
Hedhja e kapeles si akt i kerkuar nga kriminele aty perballe tyre apo nga palaco atje ketu, eshte politike kriminale qe kerkon liri nga ligji, kunder ligjit, lirise e prones se cdo qytetari!
Qendrim me te poshter e kriminal se ky,
prej politikanesh qe administrojne kriminele ne proteste dhe, gojtaresh mediatike, nuk ka!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?