Zv/kryeministrja Balluku: Bizneset shqiptare zgjerojnë gamën e eksporteve në tregun rajonal dhe atë europian

Bizneset shqiptare po zgjerojnë gamën e produkteve që po eksportojnë në tregun rajonal e atë europian. Përveç produkteve bujqësore, bimëve medicinale, mineraleve, tashmë edhe punimet prej druri kanë gjetur treg.

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi sot në Divjakë, Çermë sipërmarrjen e ngritur nga vëllezërit Kubolli, një mobilieri që sot operon edhe në tregun rajonal e atë europian. Vëllezërit Kubolli u rikthen pas emigrimit në Greqi në vitin 1997 dhe hapën një punishte të vogël druri ku prodhojnë mobilje të ndryshme. Sot ata e kanë zgjeruar aktivitetin e tyre, ndërsa janë bërë një ”strehë” punësimi edhe për banorë të zonës.

”Ikëm në 1997 në Greqi punuam disa vite, morëm eksperiencën dhe vendosëm të ktheheshim për të investuar në vendin tonë”, tregon njëri nga vëllezërit. Fillimisht nisëm një investim të vogël, vijon rrëfimin ai, më pas morëm besimin e klientëve dhe nisëm zgjerimin.

”Ne filluam para 5 viteve, me një klient që na besoi. I ndenjëm korrekt. Me shpejtësinë e punës. Eksportojmë edhe në vende të tjera. Fillimisht në Itali. Ne fillimisht nxjerrim një model, e propozojmë dhe në bazë të modelit, funksionit, çmimit është kërkesa me vonë”, thotë ai.

SHKARKO APP