Zv/kryeministrja Balluku në fasonerinë Intex në Portëz: Janë të punësuara 200 zonja

Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një vizitë në një fasoneri në Portëz. Si drejtuese politike e PS-së për qarkun Fier, Balluku tregon se në këtë industri janë të punësuara 200 zonja. ”Portëz, në fasonerinë Intex, ku prodhohen veshje për kompani gjermane dhe çeke, e ku janë të punësuara 200 zonja”.
”Ne e kemi nisur këtë biznes në vitin 2020 me 40 punonjës, sot jemi rreth 230 dhe synojmë të shtojmë staf, për shkak të kontratave të reja që po vendosim me kompani të huaja. Ndërsa një degë tjetër të biznesit tonë e kemi hapur edhe në Berat”, u shpreh sipërmarrësja gjatë bashkëbisedimit me zv.kryeministren Balluku. Ajo e informoi zv.kryeministren se të punësuarat janë nga zona të ndryshme të qarkut Fier.
”Fieri është një nga qarqet më aktive sa i përket linjave të prodhimit, ashtu siç jeni dhe ju një nga pikat më të mëdha të prodhimit, dhe është kënaqësi kur janë plot ndërmarrje që vazhdojnë të kenë nevojë për të zgjeruar krahun e punës”, tha Balluku.