Zv/kryeministrja Balluku në kompaninë fason: I shërben punësimit dhe ekonomisë së qytetit të Lushnjës

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi sot një kompani tekstile në Lushnjë, nga ku siguroi se qeveria do ndërmarrë çdo lehtësi për të mbështetur sektorin e biznesit.

Balluku theksoi rëndësinë e kësaj kompanie në punësimin dhe ekonominë lokale. ”Tek fasoneria AL-TEXTILE, ku prodhohen veshje profesionale për industri të ndryshme, falë bashkëpunimit me kompani europiane. Sebi jeton në Tiranë, por prej 9 vitesh ka ngritur sipërmarrjen e saj në qytetin e Lushnjës, duke i shërbyer punësimit dhe ekonomisë së qytetit. Kemi mbështetur dhe do të vijojmë të mbështesim çdo nukël ekonomike duke krijuar lehtësira për të nxitur çdo investitor”, deklaroi ajo.

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, që përbëjnë një zë të rëndësishëm të tregtisë së jashtme të Shqipërisë, gjatë vitit 2024 llogariten në 105 miliardë lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?