Zv/kryeministrja Balluku pret ambasadoren e re të BE, Hohmann: Mbështetje në infrastrukturë dhe energji
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka pritur këtë të hënë në një takim ambasadoren e re të Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann.
“Takim i parë i mirë me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë mbi bashkëpunimin BE-Shqipëri në fushat kyçe të energjisë dhe zhvillimit të infrastrukturës. BE është e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në këto fusha kyçe për qytetarët e saj dhe integrimin në Be”, tha Hohmann në një postim në Twitter.
Ambasadorja e re mori detyrën në fillim të gushtit dhe pason italianin Luigi Soreca në detyrën e përfaqësueses së unionit në vendin tonë. Ky ishte takimi i parë i saj zyrtar me një përfaqësues të qeverisë.
https://twitter.com/EUAmbAL/status/1561760582524624898