Zv/kryeministrja Balluku pret të deleguarën e SHBA-së në Tiranë, diskutohet për investimet amerikane

E deleguara me punë e Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim këtë të hënë me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku. Në njoftimin e publikuar nga ambasada e SHBA thuhet se VanHorn theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve të biznesit dhe investimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe mbështetjen për projektet strategjike në të gjithë vendin dhe rajonin.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Gjatë diskutimit të tyre, VanHorn theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve të biznesit dhe investimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe mbështetjen për projektet strategjike në të gjithë vendin dhe rajonin.

Ato diskutuan gjithashtu mundësitë për të rritur më tej bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ambasada e SHBA.

SHKARKO APP