Zv/kryeministrja Belinda Balluku zbulon datën kur do të hapet tuneli i Murrizit

Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë lajmin se në 14 mars do të hapet tuneli i Murrizit. Teksa ka inspektuar punimet në këtë tunel, Balluku tha se aktualisht po punohet për detajet e fundit, pak ditë para hapjes së tij. Balluku ka thënë se në tunel do të mund të qarkullojnë të gjitha kategoritë e automjeteve.

”Nga tuneli i Murrizit. Me të gjithë konglomeratin e shkruar. Këtu jemi në metrat e fundit, ku bëhen lidhjet elektromekanike, ku bëhen lidhjet përsa i përket ndriçimit dhe pjesëve të tjera. Jemi në të dalë të tunelit në drejtim të Dibrës.

Një punë e jashtëzakonshme ka përfunduar, por në 14 mars do të kemi të gjithë mundësinë që të festojmë së bashku. Do të hapim edhe rrugën e Arbrit, që do të shënojë rritje ekonomike për gjithë Veriun”, tha mes të tjerash Balluku.

SHKARKO APP