Zv. ministri i Mbrojtjes: Të duash Greqinë nuk do të thotë urresh Shqipërinë

Zv. ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka reaguar pas deklaratës së babait të të ndjerit Kostandinos Katsifas i cili u vra nga forcat RENEA. “Pashë qe babai i shtetasit te vrare ka thene se i biri qe frymezuar nga dashuria per Greqine. Por te duash Greqine nuk do te thote te urresh Shqiperine. Te duash Shqiperine nuk do te thote se duhet te urresh Greqine”, shkruan Koçi në një reagim në Facebook.

I ati i 35-vjeçarit grek Kostandinos Katsifas pas një shkëmbimi me armë zjarri në fshatin Bularat, u shpreh për mediat greke se djali ishte frymëzuar nga ushtarët grekë.

“Konstandini, u frymëzua nga ushtarët grekë që ranë në Epir në vitin 40-41. U frymëzua aq shumë sa nuk ishte ndarë nga flamuri grek”, tha ai për gazetarin e Protothema.gr.

“Konstandini kishte ardhur në fshat pesë vjet më parë për të punuar. Që kur erdhi ai e ngriti flamurin grek në kodrën që ranë nga grekët. Ai donte që fshati të kishte një frymë frymëzuese patriotike për helenizmin”, thuhet më tej në videon e publikuar.

SHKARKO APP