Zyrtari i lartë amerikan i narkotikëve vjen në Tiranë, takim me Ramën. Mesazh për forcimin e ligjit

Zyrtari i lartë Amerikan, ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Todd D.Robinson pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. A2 CNN bën me dije se Todd D.Robinson do të jetë në Tiranë në datat 18-20 mars.

Ai pritet që të zhvillojë një takim me kryeministrin Rama dhe me përfaqësues të organeve kundër trafikut të narkotikëve dhe të drejtësisë.

Fokusi është përcjellja e mesazhit se SHBA mbështet punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

SHKARKO APP