Pollo: Becchetti kërkon në gjykatën e Hagës që të paguhet nga kompanitë e naftës në Shqipëri
Ish-ministri dhe ish-deputeti, Genc Pollo, deklaron se pas sekuestrimit të aseteve të shtetit shqiptar, Francesco Becchetti ka kërkuar në gjykatën e Hagës që të paguhet nga kompanitë e naftës Shell dhe Eni me shumën që këto kompani i detyrohen rregullisht shtetit tonë.
“Për këtë problem nga qeveria ka ose heshtje ose pretendime surreale se problemi nuk ekziston”, thekson Pollo.
Pollo risjell në vëmendje dënimin e Shqipërisë me 110 milonë euro dëmshpërblim për mbylljen e TV Agon, ndërsa shkruan se “fatkeqësisht faturën Beccheti duhet t’a paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Reforma pas prillit 2021 do të bëjë që të fusin dorën në xhep edhe fajtorët ofiqarë!”
Postimi i plotë
Hija dhe avokatët e Becchettit ndjekin pas edhe në Hollandë Edi Ramën; fatkeqsisht edhe Shqipërinë për ca kohë. Mbas proçeseve gjyqësore në Austri e Belgjikë për sekuestrimin e aseteve të shtetit shqiptar Becchetti ka kërkuar në gjykatën civile të Hagës që të paguhet nga kompanitë e naftës Shell dhe Eni me shumën që këto kompani i detyrohen rregullisht shtetit tonë (sipas marrëveshjeve me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Tiranë). Për momentin nuk e ka fituar çeshtjen e të shohim apelimet.
Për këtë problem nga qeveria ka ose heshtje ose pretendime surreale se problemi nuk ekziston.
Rama mbylli kundraligjshëm TV Agon, media e pavarur por në pronësi të Becchetit në vitin 2015; katër vite më vonë në prill 2019 një gjykatë ndërkombëtare në Washington DC dënoi qeverinë Rama me 110 milion Euro dëmshpërblim. Kjo është shuma më madhe në dëm të Shqipërisë e caktuar ndonjëherë nga një gjykatë ndërkombëtare; duke filluar nga gjoba për incidentin e Korfuzit po në Hagë nga Gjykata Ndëkombëtare e Drejtësisë në 1949.
Fatkeqsisht faturën Beccheti duhet t’a paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Reforma pas prillit 2021 do të bëjë që të fusin dorën në xhep edhe fajtorët ofiqarë!
Hija dhe avokatët e Becchettit ndjekin pas edhe në Hollandë Edi Ramën; fatkeqsisht edhe Shqipërinë për ca kohë….
Posted by Genc Pollo on Friday, February 12, 2021
KOHA JONË SONDAZH

