Poloni-Austri në pjesë të parë u mbyll barazim, luhet pjesa e dytë

Polonia dhe Austria, përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për Grupin D. Dy kombëtaret, do të kërkojnë pikët e para në Europian, pasi vijnë në këtë takim, pas dy humbjeve. Polakët u mposhtën nga Holanda me përmbysje me rezultatin 2-1, ndërsa Austria u mund minimalisht nga Franca. Do të jetë një përballje e bukur dhe e luftuar nga të dyja krahët, për shkak të lojës së hapur që bëjnë dy kombëtaret.

45’- Pjesa e dytë nis me zëvendësime. Te Polonia, Moder mes vendin e Piotrowski, ndërsa Widmmer aktivizohet në vendin e Grillitsch tek Austria.

Mbyllet pjesa e parë.

45+1’- Goditje dënimi për Poloninë në afërsi të zonës. Gjuan fort Zielinski, por Pentz me një pritje spektakolare, e dërgon topin në goditje këndi.

45’- Akordohet 1 minutë shtesë.

42’- Tjetër rrezik nga Sabitzer. Mesfushori këtë herë provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Minuta të minuta për Austrinë.

39’- E pabesueshme çfarë ka humbur Sabitzer. Mesfushori gabon i vetëm me portierin, ndërsa vonohet shumë dhe më pas e ndal nga Bednarek.

30’- Goool Polonia 1-1! Vendoset baraspesha. Piatek përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe e dërgon në rrjetë.

27’- Zielinski tenton me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por Lienhart largon me kokë topin që po i drejtohej portës.

23’- Szczesny bën heroin duke ndalur me këmbë një gjuajtje të Arnautovic. Pas aksionit, arbitri anësor ndal lojën për pozicion jashtë loje.

22’- Grillitsch vertikalizon bukur për Baumgartner. Del portieri i Polonisë, Szczesny dhe largon rrezikun me kokë.

19’- Mundësia e parë e rrezikshme për Poloninë. Zalewski humb rastin e artë, teksa i vetëm me portierin, gjuan jashtë.

18’- Pretendime për penallti te Polonia për prekje me dorë të Mwene, por arbitri vazhdon lojën.

17’- Austria vazhdon me sulmet, Polonia ende e përgjumur. Sabitzer provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por nuk ka saktësinë e duhur.

9’- Gooool Austria 0-1! Zhbllokohet sfida, me austriakët që kalojnë në avantazh. Trauner nuk fal në zonë pas krosimit të Mwene dhe me një gjuajtje me kokë e ndal topin në fundin e rrjetës.

8’– Austria duket më kërkuese në minutat e para. Skuadra e Rangnick luan në sulm në kërkim të golit.

4’- Mundësi shumë e mirë për Austrinë. Arnautovic rrëmben një top në afërsi të zonës dhe e pason te Sabitzer. Mesfushori kroson në zonë, por këtë herë Arnautovic, gabon në kontrollin e topit.

1’- Austria bën goditjen e parë në portë. Posch provon nga distanca, por ndal pa shumë probleme Szczesny.

Starton takimi.

 

SHKARKO APP