DW: Skandal në Uashington, Trump dhe Zelenski ndërpresin takimin. Pas sherrit live i tregohet dera: IK!
Pas një grindjeje të paprecedentë para kamerave, presidenti amerikan Trump dhe homologu i tij ukrainas Zelenskyj ndërprenë takimin e tyre në Uashington.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidenti i tij JD Vance e akuzuan dhe qortuan presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski përpara kamerave. Pas disa përplasjeve verbale takimi u ndërpre. Edhe konferenca e planifikuar për shtyp u anulua. Më pas Zelenski u largua nga Shtëpia e Bardhë.
Trump-Zelenskit: Rrezikon një Luftë të Tretë Botërore
Para ndërprerjes së bisedës Trumpi e sulmoi ashpër Zelenskinme fjalët “Ju po rrezikoni jetën e miliona njerëzve. Ju po rrezikoni Luftën e Tretë Botërore”. Trump tha gjithashtu se është turp nga ana e Zelenskit që kërkon garanci sigurie nga SHBA-ja.
Akuza me zë të lartë
Gjatë bisedës të shoqëruar nga akuza me zë të lartë Trumpi e akuzoi Zelenskin se nuk ishte aspak mirënjohës. “Do të jetë e vështirë të bëjmë biznes në këtë mënyrë”, shtoi presidenti amerikan.
Trump i kërkoi Zelenskit të ndryshojë qëndrimin e tij. Po ashtu Trumpi i priste vazhdimisht fjalën presidentit ukrainas ndërsa ky përpiqej të përgjigjej. Në disa raste pati këmbime të ashpra fjalësh.
Trump kërcënoi se do ta linte vetëm Ukrainën në luftën kundër Rusisë, nëse Ukraina nuk do të arrijë një marrëveshje me shefin e Kremlinit. “Ju ose do të bëni marrëveshje ose ne do të largohemi,” tha Trumpi.
Pas përplasjes me plot tensione që patën presidenti Donald Trump dhe presidenti ukrainas Zelensky, presidenti amerikan mblodhi këshilltarët e tij kryesorë brenda Zyrës Ovale.Në këtë takim, Trump u konsultua me Zëvendës Presidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio Rubio, Sekretarin e Thesarit Scott Bessent dhe këshilltarët e tjerë të tij kryesorë pas takimit me tone të ashpra ku Trump dhe Vance akuzuan Zelenskyn se ishte mosmirënjohës për ndihmën e SHBA-së, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, raporton CNN.
Gjatë kësaj kohe Trump përfundimisht vendosi që Zelensky “nuk ishte në një vend për të negociuar”. Ai udhëzoi Rubion dhe këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, të jepnin mesazhin: ‘‘Ishte koha që Zelensky të largohej’’.
Ukrainasit kanë qëndruar aty pranë në një dhomë të veçantë, e cila është standarde kur viziton një udhëheqës të huaj. Në mënyrë tipike, ata shkojnë në dhoma të tjera, pastaj mblidhen për drekë.
Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se ukrainasit protestuan dhe donin të vazhdonin bisedimet. Por atyre iu tha jo.
Zelensky u largua menjëherë pas kësaj.
KOHA JONË SONDAZH

