Presidenti Meta reagon pas rezolutës së Komisionit të Jashtëm të PE: Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur rezolutën e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, në të cilën theksohet rëndësia e ndëshkimit të autorëve të vjedhjes së zgjedhjeve për integrimin e Shqipërisë.

Kreu i shtetit shprehet se pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka negociata. Presidenti shton se nuk do të ketë asnjë amnisti për manipuluesit e zgjedhjeve.

“Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve.

Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme!  Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184!

Askush nuk do të amnistohet! Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar”,- shprehet kreu i shtetit në mesazhin e tij.

Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

I…

Posted by Ilir Meta on Thursday, March 4, 2021   

https://arkiva.kohajone.com/rezoluta-e-parlamentit-europian-qeveria-rama-te-plotesoje-kushtet-te-hetohet-blerja-e-votave/

SHKARKO APP