Prezantohet drejtuesi politik i qarkut Durrës, Adrian Çela
Aktualitet Politikë E Martë, 28 Shtator 2021 20:37
Nga Damian Gjiknuri
Durrës, takim me strukturat e Partisë Socialiste, ku prezantova Adrian Çelën si drejtues Politik të Qarkut.
Jam i bindur që me eksperiencën dhe maturinë politike, suksesin e arritur në 25 Prill, Adrian Çela do të dijë ta përkthejë në fitore të tjera për Qarkun e Durrësit.
Është e nevojshme të fillojmë menjëherë punën për një analizë të rezultatit të 25 Prillit dhe ri-organizimin e Partisë Socialiste në çdo strukturë, për të dalë fitues në garën për zgjedhjet vendore të vitit 2023 dhe ato parlamentare të vitit 2025.
Vëmendja e qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama ndaj qytetarëve të këtij Qarku, do të vijojë të jetë maksimale edhe në këtë mandat të tretë qeverisës.