Home Aktualitet Pse nuk prote...

Pse nuk protestoni në Kuvend? Basha debat me gazetarët: Pazari Rama-Berisha…

194
0

Pas një periudhe shumë të gjatë, Lulzim Basha këtë të premte doli në një ”konferencë” me gazetarët. I pyetur pse nuk merr pjesë në seancat parlamentare në Kuvend për të protestuar bashkë me kolegët e opozitës, ai tha se seancat janë asgjësuar nga pazari i Edi Ramës dhe Sali Berishës.

A do i bashkoheni PD për ta çuar në Kushtetuese marrëveshjen e emigrantëve?

Lulzim Basha: Ne nuk e përdorim Parlamentin për interesa personale. Qytetarët meritojnë një politikë të pastër nga krimi dhe korrupsioni. Ligji për vetingun e politikanëve bën pikërisht këtë. Listat e hapura mundësojnë që qytetarët të votojnë për deputetët që duan në Kuvend. Qytetarët meritojnë që emigrantët të kenë të drejtën e votës.

Propozime me 9 deputetë zoti Basha, a duhet të merrni parasysh dhe kërkesat e deputetëve që njohin Gazment Bardhin si kreu i grupit parlamentar?

Lulzim Basha: Asnjë interes personal dhe asnjë llogari personale nuk do ta zhvendosë PD nga rruga që ka nisur. PD e ka të qartë platformën për qytetarët, aleancën e ka me qytetarët.

Me 7 deputetë zoti Basha, janë numrat..

Lulzim Basha: S’duhet të ketë deputetë me 300 vota në Palrament.

Ato lista i bëtë ju me 25 Prill, pse nuk protestoni në Parlament me kolegët tuaj për komisionet hetimore?

Lulzim Basha: Le t’u themi shqiptarëve të vërtetën, ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të përfaqësojnë konsensus të gjerë. Seancat parlamentare janë asgjësuar nga pazari i Edi Ramës me Sali Berishën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit