Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 10:38 1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen Sindikata e pedagogëve kanë dalë në mbështetje të studentëve. Ata janë grumbulluar në Korpusin Universitar, aty ku kanë vendosur të mbështesin studentët. Stafet akademike…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

11 përgjigje për ”luftën” në Veriun e Kosovës

Aktualitet E martë, 30 Maj 2023 15:17
11 përgjigje për ”luftën” në Veriun e Kosovës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nëse palët nuk qetësohet, në Veriun e Kosovës mund të kemi një luftë të re në Europë, përpos luftës ruse në Ukrainë.

Cila ishte zanafilla e tensioneve?

Mund t'ju interesojë

1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen

1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen

Para 12 minutash
Zbardhen porositë e Ramës për deputetët në mbledhjen e grupit të PS

Zbardhen porositë e Ramës për deputetët në mbledhjen e grupit të PS

Para 16 minutash
“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)

Para 20 minutash

Në nëntor të vitit që shkoi kryetarët e katër komunave në veri (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) përfaqësues të Listës Serbe, që mbështetet nga Beogradi dhanë dorëheqjen. Vendimi erdhi si shenjë proteste ndaj Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS-Republika e Kosovës.

Zgjedhjet në 4 komunat e veriut u zhvilluan më 23 prill

Zgjedhjet e jashtëzakonshme fillimisht u caktuan për në dhjetor, por për shkak të reagimeve të serbëve në veri të Kosovës u shtynë për 23 prill të këtij viti. Lista Serbe nuk mori pjesë në zgjedhje, dhe popullsia serbe e bojkotoi procesin. Me një pjesëmarrje prej rreth 3 % e qyetarëve me të drejtë vote, kryetarë të komunave u zgjodhën katër shqiptarët: Erden Atiç (Mitrovicë e Veriut), Izmir Zeqiri (Zubin Potok), Ilir Peci (Zveçan) dhe Lulzim Hetemi (Leposaviq).

Pse serbët kundërshtojnë kryetarët e rinj?

Zgjedhjet u njohën nga ndërkombëtarët, ndërsa përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, dhe ata në Beograd, deklaruan se nuk i njohin kryetarët e rinj dhe se komunat me shumicë serbe nuk mund të drejtohen nga shqiptarë.

19 maj merr detyrën kryetari shqiptar i Mitrovicës së veriut

Retorika u ashpërsua më 19 maj, kur në ndërtesën komunale të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, bëri betimin dhe nisi ushtrimin e mandatit. Ndërtesa e kësaj komune, është e vetmja në veri, që gjendet në një objekt të ndarë nga komunat paralele, që funksionojnë në kuadër të sistemit të Serbisë. Lista Serbe i dha ultimatum Qeverisë së Kosovës që deri më 1 qershor, të ndalojë atë që e cilësoi “persekutim dhe sulm ndaj serbëve”.

25 maj betohen kryetarët e 3 komunave të tjera

Më 25 maj, tre kryetarët e tjerë të rinj të veriut bënë betimin në ndërtesa të tjera publike, për shkaqe sigurie.

26 maj policia shoqëron kryetarët e 3 komunave

Një ditë më pas, nën shoqërimin e Policisë së Kosovës, ata shkuan në zyra. Ky veprim u kundërshtua nga serbët lokalë, të cilët u përplasën me Policinë. 5 punonjës policie u plagosnë dhe disa automjete u dogjën. Policia ruajti ndërtesat komunale edhe përgjatë fundjavës më 27-28 maj, kur situate ishte e qetë.

29 maj KFOR shton prezencën

Të hënën e 29 majit, pas paralajmërimeve të serbëve për protesta, para godinave të komunave në veri të Kosovës, KFOR shtoi prezencën, për të mbajtur nën kontroll situatën bashkë me policinë e Kosovës. Lista Serbe paraqiti tri kërkesa për tërheqjen e protestuesve: largimin e njësive speciale, largimin e kryetarëve të rinj, zëvendësimin e Policisë së Kosovës me trupat e KFOR-it.

Si reaguan ndërkombëtarët?

Edhe pse bashkësia ndërkombëtare i njohu zgjedhjet e 23 prillit, pati reagime të ashpra, pasi kryetarët e rinj të komunave në veri u shoqëruan nga policia për të nisur ushtrimin e detyrës. Ndërkombëtarët e cilësuan si “hyrje me forcë” dhe i kërkuan Qeverisë së Kosovës që të mos e tensionojë më tej situatën. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i kërkoi Kosovës t’i ndalë “masat e dhunshme”. Ai tha se veprimet e tilla do të rezultojnë me pasoja në raportet mes Uashingtonit dhe Prishtinës. Edhe Bashkimi Evropian kërkoi që Kosova të mos ndërmarrë masa të reja për “hyrje me forcë në ndërtesat komunale” në veri.

Si reagoi Kosova?

Në ditën e parë pas tensioneve në veri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e mbrojti vendimin që kryetarët e rinj të komunave në veri të Serbisë nën shoqërimin e policisë. Ai deklaroi se e kupton shqetësimin e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës, por theksoi se “çdo opsion tjetër do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese”. Si Kurti ashtu edhe presidentja Vjosa Osmani deklaruan se “Veriu u destabilizua me urdhër të Vuçiqit”.

Si reagoi Shqipëria?

Tirana zyrtare dënoi sulmin e serbëve ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. Presidenti Bajram Begaj deklaroi se thirrje Prishtinës për më shumë durim e maturi dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtare.” Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Albin Kurtit që të dëgjohen aleatët dhe të mos hyhet më thellë në shtegun që sipas tij po lëndon Kosovën ndërkombatërisht. Edhe ministrat Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi apeluan për ctensionim të situatës.

Si reagoi Serbia?

Pas tensionimit të situatës në veri, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, urdhëroi ngritjen në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake të ushtrisë. Presidenti Vucic deklaroi se kryeministri i Kosovës po ëndërron të jetë Zelenski i ri dhe se i druhet një konflikti, ndërsa u bëri thirrje serbëve në Kosovë të mos hyjnë në konflikte me NATO-n.

Etiketat e lidhura

kosovo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen
AKTUALITET Para 12 minutash

1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen

Zbardhen porositë e Ramës për deputetët në mbledhjen e grupit të PS
AKTUALITET Para 16 minutash

Zbardhen porositë e Ramës për deputetët në mbledhjen e grupit të PS

Forbes publikon listën e lojtarëve më të paguar në botë, udhëheq Cristiano Ronaldo
SPORTI Para 17 minutash

Forbes publikon listën e lojtarëve më të paguar në botë, udhëheq Cristiano Ronaldo

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)
AKTUALITET Para 20 minutash

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 9 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 13 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 9 orësh

Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 16 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 13 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

6 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

7 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026
Para 1 ore

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 13 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.