113 vjetori i Pavarësisë festohet në Podgoricë, i pranishëm dhe presidenti Jakov Milatović

Në Podgoricë u mbajt mbrëmë ceremonia solemne e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Mal të Zi. Në një atmosferë festive morën pjesë rreth 550 të ftuar, mes tyre Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, anëtarë të Qeverisë, ambasadorë dhe personalitete nga jeta kulturore e shoqërore.

Në fjalën e saj, Ambasadorja Zhaklina Peto theksoi rëndësinë historike të 28 Nëntorit dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, duke vlerësuar rolin e komunitetit shqiptar në Mal të Zi.

Në fokus të eventit ishte trashëgimia kulturore dhe kulinaria shqiptare, me paraqitjen e veshjeve tradicionale, kërcimin e Tropojës, si dhe promovimin e pasurive të mbrojtura nga UNESCO: Xhubletës dhe Lumit të Vjosës. Mbrëmja u mbyll me gatime tradicionale shqiptare dhe një atmosferë të ngrohtë mikpritjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?