1200 refugjatë zhvendosen drejt Janinës, në kufi me Shqipërinë

Autoritetet greke zhvendosën mbrëmjen e së dielës grupe të mëdha të refugjatëve nga Porti i Elefsinës drejt qytetit verior grek të Janinës, në kufi me Shqipërinë.

Sipas burimeve greke refugjatët filluan të arrijnë në aeroportin e vjetër ushtarak,në Kacikas, me 26 autobusë.

Burimet greke flasin se autobuzët  mbanin  rreth 1.200 refugjatë  të cilët kishin zbarkuar  në  ishujt e Egjeut dhe më pas ishin transportuar në Portin e Elefsina-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Strehimorja  në ish aeroportin ushtarak në  Janinë ishte përgatitur  këto ditë nga forcat ushtarake greke , por kushtet  janë të ndryshme dhe të vështira.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo pasi ky kamp  në fushë të hapur  nuk ofron kushte  si qendra të tilla në Konicë dhe Pogon ku u vendosën këto ditë grupe më të vogla të refugjatëve.

Sipas burimeve greke refugjatët   janë pritur  nga përfaqësues të Bashkisë së Janinës,  anëtarët e Kryqit të Kuq dhe  organizatat vullnetare,ekipe të ndihmës mjekësore dhe janë shoqëruar  nën një mbikqyrje të madhe policore.

Sipas burimeve greke shumë prej tyre kanë  probleme   shëndetësore. Me ardhjen e refugjatëve, sipas autoriteteve vendore në Janinë   menjëherë  ka filluar edhe i procesi i regjistrimit. Bashkia e Janinës u bëri thirrje banorëve të shprehin solidaritetin në ndihma me ushqime ndërkohë që priten grupe të reja të refugjatëve .

Sipas mjeteve greke të informimit grupet e para  të refugjatëve që u  zhvendosën  këto ditë nga portet greke në zonat e rajonit të Janinës kërkojnë të transferohen  drejt Athinës për të udhëtuar më pas drejt vendeve të tjera perëndimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?