Vazhdojnë hetimet në lidhje me zjarrin që shkrumboi një fshat të tërë dhe vrau 82 njerëz.
Zyrtarët sugjeruan në fillim se flakët ishin pasojë e zjarrvënies së qëllimshme, pasi u zbulua se 15 zjarre nisën njëkohësisht në zonën e Athinës, si pjesë e lëvizjeve për “destabilizimin e vendit”.
Por kjo teori është hedhur poshtë nga të tjerë që mendojnë se shkëndijat e dala nga shtyllat e tensionit të lartë kanë shkaktuar fatkeqësinë.
Sic raporton “Protothema”, kryetari i Bashkisë Penteli në Atikën veriore, Dimitris Stergiou shprehu mendimin se zjarri që ka vrarë deri tani 82 persona filloi nga prerja e një kabllo te tensionit te larte.
Siç tha kryebashkiaku, kishte pare kabllin e shkëputur nga rrjeti i vjetër i PPC në zonë, duke shtuar se per kete gje ka vene ne dijeni edhe Brigadën e Zjarrit.
