Ambasadori i SHBA-së në Serbi: Jemi në prag të zbatimit të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës
Do të ketë paqe mes Serbisë dhe Kosovës? Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill ka deklaruar se marrëveshja e Ohrit e dakordësuar mes Kurtit dhe Vuçiçit është një një moment kyç të zbatimit të saj.
Ai tha se pavarësisht se nuk është diçka e lehtë, tashmë është arritur në një moment kur duhet të zbatohet kjo marrëveshje.
“Sa i përket marrëveshjes së Ohrit dhe marrëveshjeve të tjera, për asnjë moment nuk kam thënë se është diçka e lehtë dhe se do të jetë e lehtë, por mendoj se kemi arritur në një moment kyç në kuptimin që duhet të presim që diçka të ndodhë në aspektin e zbatimit”,-ka shkruar Hill.