Ambasadori turk: Në Shqipëri ka celula terrori të armikut Gulen

Ishte folur se Ankaraja ka nisur në drejtim të Tiranës zyrtare shkresa me emra që janë të financuar nga Gylen. Turqia vijon t’i bëjë presion Shqipërisë për për larguar nga Shqipëria, investimet e Fetullah Gulen. Ambasada turke në Tiranë po shton presionin që Shqipëria t’i qëndrojë partneritetit strategjik dhe të mos kthehet në kërcënim për Turqinë.

Ambasadori turk në Tiranë, Bajraktar, ka folur hapur gjatë një interviste për emisionion Diplomaticus.

“Nuk duhet të lindë asnjë perceptim kërcënues me burim FETO-n nga territori i Shqipërisë drejt Turqisë. Në këtë çështje ne besojmë se shteti shqiptar do të tregojë ndjeshmërinë e duhur dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin do të zhduken zgjatimet e FETO-s, që veprojnë në Shqipëri dhe që strehohen në këtë vend të bukur. Për shumë vite i cilësuam si ‘struktura ilegale, me pamje legale’. Ka një funksionon krejt tjetër pas pamjeve të tyre të pafajshme dhe ligjore. Po të ngresh gurin, do të shikosh se poshtë tij ka një akrep tinëzar, të gatshëm për të pickuar. Këtë dëshiroj veçanërisht ta nënvizoj dhe kam bindjen se shteti shqiptar do të hedhë hapat e nevojshëm kundër zgjatimeve të FETO-s dhe do të realizojë bashkëpunimin e duhur me Republikën e Turqisë, të cilën e shpallur “partner strategjik“- deklaroi Bajraktar, duke shtuar se organizata Gulen është rrezik edhe për shtetin shqiptar: “Në Shqipëri Feto ka gjithsej 12 shkolla, nga të cilët dy në nivel universiteti, si dhe një qendër për kurset e mësimit të gjuhëve. Kanë një shtypshkronjë që shtyp librat në gjuhën shqipe të Fethullah Gylenit. Ata janë të organizuar edhe në shoqërinë civile. Një shoqatë biznesmenësh vepron plotësisht në kontrollin e FETO-s. Jemi në dijeni se librat e shtypshkronjës në fjalë u lexohen pas dyerve të mbyllura nxënësve që i kanë vënë në shënjestër nëpër konvikte. Gjithashtu shfaqen edhe videot e Gylenit. Pra ka një veprimtari të qartë të tyre për shpëlarjen e trurit. Nxënësit në konvikte mbahen nën presion. Çdo lëvizje e tyre është e kontrolluar dhe e regjistruar”-theksoj ambasadori turk.

Ky është paralajmërim serioz nga Turqia, Nuk dihet se si do të reagojë kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili njihet si mik i madh i Presidentit turk Erdogan.

SHKARKO APP