FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Anëtarësimi i Kosovës në BE, Hungaria: Votojmë kundër

Anëtarësimi i Kosovës në organizmat europiane nuk do të mbështetet nga Hungaria, kjo deri sa të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë. Ministri për punët e Jashtme dhe Tregtinë në Hungari, Peter Szijarto, e tha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun serb, Ivica Daçiç, në Budapest.

“Qëndrimi ynë është se do të rrezikohej arritja e një kompromisi nëse formacione të caktuara europiane do të pranonin Kosovën para arritjes së një marrëveshje. Për këtë arsye, Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizmat europiane”, tha Peter Szijarto.

Ivica Daçiç tha në Budapest se ka tre vija të kuqe për Beogradin, kjo kur bëhet fjalë për situatën në Kosovë. Shefi i diplomacisë së Beogradit theksoi se Serbia është e vendosur të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë, dhe kërkon gjithashtu zgjidhje politike për të gjitha çështjet e hapura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?