Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:31 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion Një peshk me ngjyrë të verdhë të ndezur u kap në liqenin Oswego në Nju Jork. Shërbimi Amerikan i Peshkut dhe Jetës së Egër…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Armët në duart e terroristëve, çarmatoset Ballkani

Aktualitet E enjte, 9 Shtator 2021 04:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një nismë e përbashkët e Gjermanisë dhe Francës, në kuadër të Procesit të Berlinit, synon të mbështesë gjashtë vendet e rajonit, që deri në vitin 2025, të kenë reduktuar në mënyrë të ndjeshme tregtinë e paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta. Synimi është mjaft ambicioz po të kihet parasysh që bëhet fjalë për disa miliona armë të tilla, që janë jashtë kontrollit të autoriteteve.

Raporti i fundit i Zyrës për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta në Europën Jug- Lindore dhe Lindore (SEESAC, South Eastern and Eastern Europe Clearing House for the Control of Small and Light Weapons) vlerëson se në Ballkanin Perëndimor ( BP) ka rreth 6 milionë armë të vogla dhe të lehta që janë në duar të popullsisë në mënyrë ilegale. Nisma franko-gjermane është miratuar nga kryeministrat e BP në samitin e Londrës në korrik dhe muajt e fundit me konferenca kombëtare në kryeqytetet e BP.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në konferencën e Tiranës, të zhvilluar ditët e fundit,  përfaqësues të qeverisë gjermane dhe asaj franceze prezantuan emergjencën e vënies nën kontroll efektiv të arsenalit të armëve të vogla dhe të lehta përmes bashkëpunimit të ngushtë me qeverinë e Tiranës dhe koordinimit të donatorëve ndërkombëtarë.

Armët rrezik për sigurinë rajonale dhe atë europiane

Marcus Bleinroth, Drejtor në Drejtorinë për Kontrollin e Armëve Konvencionale pranë Ministrisë Federale Gjermane të Punëve të Jashtme tha, se qëllimi i nismës franko- gjermane është “më shumë siguri për rajonin, më shumë siguri për BE”. “Armët e përdorura në sulmin terrorist në Bataclan, në Francë,  në janar 2015, e kishin origjinën nga BP. Prandaj synojmë të reduktohet në  maksimum trafiku i paligjshëm i armëve të vogla dhe të lehta,  të mblidhet gjithë stoku i armëve të tilla, që fenomeni të mos bëhet pengesë në procesin e pranimit të vendeve të BP në BE”, theksoi Marcus Bleinroth.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Armët në duar të organizatave terroriste dhe krimit të organizuar

Gjashtë milionë armët ilegale në BP kërcënojnë sigurinë e të gjithëve. Jean-Claude Brunet, Ambasador Special për Rrezikun nga Krimi Ndërkombëtar dhe Luftën kundër Trafikimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta, në Ministrinë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, u shpreh në konferencën e Tiranës se këto armë janë “në duar të organizatave terroriste, krimit  të organizuar, ato shkaktojnë viktima të dhunës në familje dhe viktima në komunitetet e qytetarëve”.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 18 minutash
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 4 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 7 orësh

“Nisma franko-gjermane për të mbledhur gjithë stokun e armëve të vogla dhe të lehta që zotërohen në mënyrë ilegale është novatore, pasi mbështetet në koordinimin e mbështetjes së donatorëve si NATO, BE, OSBE, OKB dhe partnerëve të ndryshëm dhe po zbatohet në frymën europiane dhe atë të bashkëpuimit mes BE dhe BP”,, theksoi Jean-Claude Brunet.

Zbatim i nismës në nivel rajonal dhe kombëtar

Nisma franko- gjermane po zbatohet në nivel rajonal dhe kombëtar. Në nivel rajonal është hartuar tanimë një udhërrëfyes me objektiva të matshme për reduktimin e tregtisë së paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta, të cilin kryetarët e shteteve të Ballkanit e kanë miratuar në Samitin e Londrës, në korrik të këtij viti. Në nivel kombëtar do të mbahen konferenca kombëtare nën kryesinë e Gjermanisë dhe Francës për të koordinuar punën e autoriteteve kombëtare me donatorët ndërkombëtare. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, i pranishëm në konferencë tha, se në Shqipëri mbledhja e stokut të armëve  të vogla dhe të lehta është një emergjencë.

“Hapja e depove shtetërore të armëve gjatë trazirave të vitit 1997, kalimi i armëve në duart e qytetarëve dhe të grupeve kriminale ka prodhuar në 20 vitet e fundit  dhe vazhdon të prodhojë humbje jetësh dhe zhvillim të tregut të armëve”, theksoi Ministri Xhafaj. Ai bëri me dije, se në tre mujorin e parë të vitit 2019 në Shqipëri, do të ngrihet njësia qendrore e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta për të mbledhur ato që zotërohen në mënyrë ilegale. Rreth 60% e armëve të lehta dhe të vogla janë ende jashtë kontrollit në Shqipëri.

Burimi: DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 18 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 47 minutash

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 57 minutash

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 1 ore

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.