FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestohen 5 maqedonas në Turqi, do t’i bashkoheshin ISIS për të luftuar

Maqedonia ka arrestuar 5 shtetas të dyshuar për pjesëmarrje në luftërat e huaja. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov.
Sipas tij aksioni është realizuar më 12 gusht në Aksaraj të Turqisë, në bashkëpunim me policinë e Turqisë.
Çavkov njoftoi se tre prej të arrestuarve janë nga Kumanova dhe dy nga Shkupi. Sipas ministrit ata kanë dashur të shkojnë për të luftuar për ISIS. Të arrestuarit janë të moshës 18 deri në 24 vjeç. Të gjithë janë kthyer në Maqedoni, ku dhe iu është shqiptuar masa e arrestit me burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?