Babai i Naim Murselit: Ta dija që e ka bërë djali im, ai s’do ishte sot gjallë. Liridonën e doja më shumë se fëmijët

Në një gjendje të rënduar, babai i Naim Murselit ka treguar me detaje për ngjarjen e rëndë, ku djali i tij pagoi 30 mijë euro për të vrarë gruan dhe më pas inskenoi grabitjen.

Ai thotë se nuk ka pasur asnjë informacion për planin të birit, madje thotë se nëse do ta dinte që djali i tij ka kryer këtë akt, do të hakmerrej që atë ditë dhe siç shprehet ai “sot nuk do ishte gjallë”.

Për Liridonin e ndjerë, ai thotë se e ka dashur më shumë se fëmijet e tij, ndërsa një mesash kishte edhe për familjen e saj, duke thënë se “është me ata dhe jo me djalin”.

“Me pa dit unë që e ka bo djali jem unë isha hakmarrë vetë me djalë tem atë ditë. Ai nuk do ishte gjallë sot. Liridonën e kemi dash më shumë se fëmijët. Unë jam me ata, jo me Naimin. Nuk kam pasur fytyrë me ju dalë përballë. Me ma dhanë krejt botën nuk më kishte shkuar në mendje që djali jem ta kishte bërë atë gjest”, tha babai i Naim Murselit për mediat kosovare.

SHKARKO APP