FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bashkimi doganor Kosovë-Shqipëri, serbët dalin kategorikisht kundër

Kuvendi i Kosovës miratoi marrëveshjen për unifikimin doganor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

67 deputetë votuan pro kësaj marrëveshje, një kundër ndërsa një tjetër abstenoi.

Por, për Listën Serbe, parti kjo në Kosovë, ky bashkim doganor është i papranueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bashkimi doganor ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës bënë të qartë se po manifestohet ‘Politika e Madhe Shqiptare’. Kjo konfirmon nevojën për takim më të ngutshëm të përfaqësuesve të Listës Serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç”, ka deklaruar kjo parti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista Serbe ka theksuar se ky bashkim doganor është krejtësisht i papranueshëm për ta duke shtuar se ishte një produkt i ‘dhunës’ politike në Kuvendin e Kosovës.

Kjo parti vjen nga radhët e komunitetit serb në Kosovë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?