FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BBC publikon pamjet shokuese, ja si vrapojnë njerëzit drejt detit në Athinë

Bilanci i dëmeve dhe jetëve të humbura nga zjarri që shkrumboi Athinën është i frikshëm dhe numri i viktimave mund të shtohet teksa forcat e emergjencës dhe zjarrfikëset janë duke kërkuar për të zhdukurit.

Gjendja është katastrofike në kryeqytetin helen, ku shumë kërkojnë përgjegjësit për tragjedinë dhe të tjerë tregojnë se nuk kanë fjalë të përshkruajnë atë që ndodhi. Ndërkohë nga fotot që qarkullojnë në rrjet shihet sesi qindra turistë e qytetarë të Rafinës iu drejtuan detit për të “shpëtuar kokën”.

Pasditen e sotme në mediat ndërkombëtare po qarkullon një video që tregon makthin e përjetuar nga ata që ndodheshin në kompleksin turistik të Monit, teksa njerëz në mes të detit shihen duke marrë frymë me vështirësi dhe retë e tymit e blozës i mbulojnë ata.

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?