Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BDI merr në konsideratë një koalicion të ri me Gruevskin?

Rajoni E diel, 9 Maj 2021 09:52
BDI merr në konsideratë një koalicion të ri me Gruevskin?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI, tha se partia e tij nuk e ka vendosur ende nëse do të ndihmojë partinë VMRO DPMNE të Nikola Gruevskit të formojë një qeveri të re.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ali Ahmeti, lideri i partisë kryesore etnike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, të mërkurën tha se BDI do të fillojë negociatat me VMRO DPMNE meqë partia ka marrë një mandat për të formuar qeverinë e ardhshme.

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 21 orësh
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

Megjithatë, Ahmeti tha se ai nuk kishte vendosur nëse negociatat do të përfundonin apo jo me një rinovim partneriteti, pasi BDI ende po analizon katër opsione – një koalicion me VMRO DPMNE, një koalicion me Social Demokratët në Opozitë, SDSM, bashkimin në një qeveri “tenike” apo qëndrimin në opozitë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Të gjitha opsionet janë të mundshme dhe ne po i analizojmë këto opsione seriozisht në nivelet më të larta të partisë,” tha Ahmeti të mërkurën në mbrëmje.

Si partia më e madhe që fitoi në zgjedhjet e 11 dhjetorit, VMRO DPMNE ka marrë mandatin nga presidenti për të formuar një qeveri.

Të martën, partia tha se do të ftonte BDI në negocimin e rinovimit të koalicionit, por nuk saktësoi se kur do të fillonin bisedimet.

VMRO DPMNE fitoi 51 nga 120 vende në parlament, SDSM ka fituar 49 dhe BDI fitoi 10.

Pasi shumica e partive të tjera i kanë përjashtuar negociatat me VRMO DPMNE, shpresa e vetme për partinë është aleanca me BDI.

Ahmeti tha se negociatat nuk do të jenë të lehta dhe se ai nuk do të hyjë në qeverisje nëse partneri maqedonas nuk pranonte deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga partitë etnike shqiptare më 7 janar.Deklarata ka shtatë pika, pa afate konkrete të përmbushjes, por përmban ide që ato pretendojnë se do të siguronte barazi totale mes shumicës maqedonase dhe minoritetit shqiptar – që përbën një të katërtën e popullatës.

Partitë shqiptare duan që gjuha shqipe të bëhet zyrtare në të gjithë territorin, jo vetëm në zonat ku jetojnë me shumicë. Ata duan gjithashtu bisedime për ndryshimin e flamurit të vendit dhe himnit që të reflektohet edhe elementi shqiptar.

Ata vënë në qendër sundimin e ligjit dhe drejtësinë, barazinë ekonomike, integrim më të shpejtë në BE dhe NATO dhe marrëdhënie më të mira me fqinjët.

Nëse të katërta opsionet dështojnë, BDI thotë se vendi duhet të organizojë zgjedhje të reja.

Shumë vëzhgues thonë se një rinovim i aleancës VMRO DPMNE dhe BDI do të vinte në rrezik të dyja partitë.

Analisti politik Xhelal Neziri thotë se votuesit ndëshkuan të dyja partitë në zgjedhjet e dhjetorit kur humbën vota krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dy vite më parë.

“Nëse kemi një qeveri të re mes këtyre partive humbja e mbështetjes do të jetë edhe më dramatike,” tha ai.

“VMRO DPMNE e ka ndërtuar pozicionin e vet bazuar te retorika e ashpër kundër shqiptarëve, ndërsa BDI me platformën e përbashkët që ka rritur pritshmëritë shqiptare kundrejt të drejtave të tyre kolektive,” theksoi analisti politik Xhelal Neziri.Ai shtoi se një koalicion i ri do të zhgënjente si maqedonasit dhe shqiptarët etnikë dhe dy partitë do të humbnin mbështetjen e elektoratit të tyre.

Të dyja partitë e tjera të bllokut shqiptar, Besa, që fitoi pesë vende dhe PDSH – Lëvizja për Reforma, që fitoi tre, nuk do të marrin pjesë në negociata për një qeveri të re me VMRO DPMNE.

Ndërkohë SDSM i nxiti partitë politike shqiptare të martën të mos lejojnë njerëzit e akuzuar për akte kriminale të formojnë një qeveri të re.

Prokuroria Speciale, SJO, që është ngritur për të hetuar krimin në nivel të lartë, po heton disa zyrtarë të lartë të VMRO DPMNE.-BIRN

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 6 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 10 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 7 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.