FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BE-ja ndërhyn në konfliktin turko-qipriot në Egje

Bashkimi Europian ka paralajmëruar Turqinë për veprimet dhe kërcënimet e saj ndaj Qipros për kërkimin e gazit dhe naftës në Egje.

“Turqia duhet të angazhohet në mënyrë të qartë ndaj fqinjësisë së mirë dhe të shmangë çdo lloj burimi për fërkime, kërcënime apo veprime që drejtohen kundër një anëtari të BE-së”, citon EuObserver një zëdhënës të Komisionit Europian.

Sipas zëdhënëses në fjalë, sjellja e Turqisë dëmton marrëdhniet e fqinjësisë së mirë dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i KE-së erdhi pasi autoritetet turke ndaluan një anije italiane për të nisur kërkimin për naftë dhe gaz në Egje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjetit italian iu ndalua kalimi në zonën e kërkimit për shkak se sipas njoftimit do të kishte veprime ushtarake.

Zona në fjalë është pjesë e Zonës Ekskluzive Ekonomike të Qipros, por të cilën Turqia nuk e njeh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?