Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:03 Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim” Senatori demokrat Chris Van Hollen njoftoi se do të kandidojë për kreun e shumicës në Senat, duke sfiduar hapur Chuck Schumerin. Schumer thotë se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BE për planin e Kurtit: Nuk kemi parë hapa vendimtarë, po shqyrtohen masa kundër Kosovës

Aktualitet E martë, 13 Qershor 2023 19:03
BE për planin e Kurtit: Nuk kemi parë hapa vendimtarë, po shqyrtohen masa kundër Kosovës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka pranuar një letër nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që përmban planin e tij pesëpikësh për uljen e tensioneve në veri, por blloku evropian aktualisht tha se konsideron që kryeministri kosovar “nuk ka ndërmarrë hapa të duhur”.

Zëdhënësi i BE, Peter Stano tha për Radion Evropa e Lirë se në Bruksel se po vazhdojnë të shqyrtohen masat e mundshme ndaj Kosovës, nëse ndërkohë nuk merren hapat e duhur. “Deri më tani nuk kemi parë asnjë hap të menjëhershëm dhe vendimtarë nga kryeministri Kurti. Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës vetëm dëshmojnë se përshkallëzimi po vazhdon dhe kjo shkon kundër interesave të Kosovës dhe të gjithë njerëzve në Kosovë”, tha Stano.

Më 13 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se i ka dërguar Borrellit një plan prej pesë pikash, që sipas tij, do të ndihmonte në uljen e tensioneve në veri. Këtë plan, ai e ka diskutuar edhe me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it. Stano tha se me shtetet anëtare të bllokut janë ndarë disa nga masat të cilat do të ndërmerren ndaj Kosovës, nëse sipas tij, Kurti nuk ndërmerr hapat adekuat dhe menjëherë të ulë tensionet në veri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Diskutimet mes vendeve anëtare janë duke vazhduar dhe përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, është në kontakt të përhershëm me liderët e rajonit dhe ata të vendeve anëtare të BE-së”, tha Stano.

Tensionet në veriun e Kosovës nisën më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë. Tensionet kulmuan më 29 maj, kur serbët lokalë u përleshën me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet mbetën të lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Këta kryetarë u zgjodhën më 23 prill, votime që u bojkotuan nga partitë dhe popullata lokale serbe. BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara i kanë paraqitur Kurtit tri kërkesa: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe kthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e hapur për mbajtjen e zgjedhjeve në veri. Megjithatë, për t’u shpallur zgjedhjet e reja, ajo ka thënë se 20 për qind e personave në listën votuese në veri të Kosovës, duhet të nënshkruajnë një peticion me kërkesën që të mbahen votimet. /REL/

Mund t'ju interesojë

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të...

Para 8 minutash
Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 2 orësh
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 9 orësh

Plani pesëpikësh i Kurtit për uljen e tensioneve në veri

1-Sundimi i ligjit në katër komunat në veri, që nënkupton identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e drejtë të të gjithë anëtarëve të grupeve kriminale që kanë sulmuar Policinë, trupat e NATO-s dhe gazetarët.

2-Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akt kriminal kundër institucioneve të Kosovës.

3-Policia e Kosovës, pjesëtarë të NATO-s dhe EULEX-i të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë, për të garantuar një ambient të sigurt dhe pa rreziqe për të gjithë.

4-Qeveria e Kosovës të koordinohet me të gjithë aktorët dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri.

5-Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, dhe një takim i nivelit të lartë të mbahet gjatë kësaj jave.

Etiketat e lidhura

Peter Stano
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 7 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 8 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 2 orësh

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 13 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 16 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.