FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bllokohet autobusi me 40 studentë nga Shqipëria: Po na devijojnë drejt Serbisë!

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ndaluar një autobus me 40 studentë shqiptarë.

Këta të fundit pretendojnë se u janë bllokuar dokumentet dhe mjeti i tyre është devijuar drejt Serbisë me qëllim që të mos marrin pjesë në protestë.

Dasho Veizaj thotë për A2cnn se: “makina që na shoqëron nuk është një makinë zyrtare e policisë maqedonase”. Ai theksoi se autoritetet vendase “janë organizuar si një bandë kundër të rinjve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studentët shqiptarë në Shkup po protestojnë që gjuha shqipe të përdoret në çdo institucion shtetëror dhe në çdo komunikim institucional në Maqedoninë e Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?