Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bullgaria mohon të ketë deportuar “gylenistët” në Turqi

Rajoni E hënë, 3 Maj 2021 07:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shtatë shtetas turq u arrestuan nga një patrullë kufitare e përbashkët bullgaro-rumune ndërsa përpiqeshin të kalonin Danubin nga Bullgaria në Rumani më 14 tetor të fshehur në një kamion, tha të martën zv.drejtori i policisë kufitare bullgare Svetoslav Manolov.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Manolov tha se turqit,  që u burgosën për 24 orë në qytetin bullgar Ruse, i thanë policisë se planifikonin të shkonin në Europën Perëndimore dhe të punonin atje dhe asnjë prej tyre nuk kërkoi azil politik.

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 23 orësh
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

Një hetim penal ka nisur vetëm ndaj shoferit të kamionit, ndërsa shtetasit turq u dorëzuan te autoritetet vendase më 15 tetor sipas një marrëveshje ripranimi mes Turqisë dhe BE-së që ka hyrë në fuqi që prej 2014.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Manolov dha një raportim të shkurtër për median pasi media turke raportoi të hënën se shtatë burra të dyshuar si të lidhur me lëvizjen e klerikut Fethullah Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon për grushtin e shtetit në Turqi, janë deportuar nga Bullgaria në Turqi pasi dhanë dëshmitë.

Pasi mbërritën në Turqi, policia turke zbuloi se mandatarreste të ndryshme ishin lëshuar ndaj burrave, raportoi gazetar Hurriyet.

Policia turke ka identifikuar të dyshuarit si shefat shkarkuar të policisë Yunus D., Abdülkadir Ç. Dhe Uğur S., akademiku Yunus Hayri Y. nga Universiteti Malatya İsmet İnönü, ish-korrespondenti i gazetës Zaman Osmaniye, Fethi A., mësuesi i shkarkuar Ö., dhe  Ömer Ö., që ka pasur rekord kriminal për shitje droge.

Dikush që pretendon se është djali i njërit prej burrave ndërkohë ka dërguar një letër anonime te media bullgare duke dënuar deportimin e të atit.

“Të premten e shkuar, në 7:30 të pasdites, ai na dërgoi një mesazh duke na informuar se ishte në Bullgari ku do të dilte në gjyq… Ai telefonoi sërish këtë mëngjes, duke na thënë se ishte në Turqi dhe se do të mbërrinte në Stamboll dhe do të përballej me gjyq atje gjithashtu. Që atëherë nuk kemi arritur ta kontaktojmë. Nuk e kemi idenë se ku është tani dhe jemi të frikësuar për sigurinë e tij,” tha burri në letrën që  u bë publike më 17 tetor.

“Ta merr mendja se im atë mund të jetë ekstraduar në vendin e kapur nga paligjshmëria siç është kthyer Turqia tani… Supozoj se Bullgaria nuk mund ta ketë vendosur çështjen e tim ati pa një proces të drejtë ligjor,” thoshte letra e shkruar në anglisht.

Manolov megjithatë i tha gazetarëve se policia ka qenë e detyruar të nisë procedurat e deportimit për shkak se turqit nuk kërkuan azil.

“Personat në fjalë nuk mund ta provonin se kishin hyrë në Bullgari në mënyrë të ligjshme,” tha ai.

Ai shtoi se shtatë burrave iu dha një përkthyes në 24 orët e para të izolimit, por nuk saktësoi nëse ata kishin marrë një avokat.

Nuk u bë e qartë nëse përfaqësues OJQ-sh apo persona nga zyra e Avokatit të Popullit ishin të pranishëm në deportim, siç e kërkon ligji.

Rasti vjen shtatë muaj pasi Bullgaria deportoi në Turqi Abdullah Buyuk, një mbështetës në kërkim të klerikut Gylen, të cilit iu mohua azili nga autoritetet bullgare.

Ekstradimi i Buyuk u vlerësua nga autoritetet turke, por shkaktoi zemërim publik në Bullgari, ku u pa si ndërhyrje nga qeveria e Erdogan.

Kryeministri bullgar Boyko Borissov pranoi më 13 gusht se ekstradimi i Buyuk ishte “në kufi të ligjit”, por e justifikoi atë si të një rëndësie për ruajtje të marrëdhënieve të mira me Ankaranë për të parandaluar rrezikun e fluksit të madh të refugjatëve nga Turqia.

“Ne nuk duhet të lejojmë një valë migrantësh në Bullgari,” tha ai në një intervistë për NOVA TV.

Që nga fillimi i vitit 2016, Bullgaria ka deportuar 72 shtetas turq pas marrëveshjes së ripranimit Turqi-BE, raportoi policia kufitare bullgare të martën.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 9 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 9 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 9 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 10 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.