Burri ekzekuton gjashtë anëtarë të një familje, pastaj vret veten

Gjashtë anëtarë të një familje u vranë në vendbanimin Kajzerica në Zagreb në orët e mbrëmjes së ditës së enjte, me policinë e Zagrebit që konfirmoi që vrasësi kreu vetëvrasje.

“Gjatë kërkimit, policia e lokalizoi atë. Në kohën e arrestimit, ai kreu vetëvrasje”, ka thënë policia në raportimin e saj, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë ishte raportuar se gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u vranë dhe një fëmijë shtatë muajsh ishte i vetmi i mbijetuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhelozia përmendet si motiv, sipas “Jutarnji List”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Midis të vrarëve ishin dy burra, tre gra dhe një fëmijë 10-vjeçar. Foshnja nuk u plagos, tha policia.

Pas vrasjes, u organizua një ndjekje e madhe në të gjithë Kroacinë, por rreth orës 4 të mëngjesit, burri ishte vendosur në zonën e Brezovicas, ku ai bëri vetëvrasje.

Tragjedia/  Burri ekzekuton gjashtë anëtarë të një familje, pastaj vret veten

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?