Çeçenët do vrasin serbët në Kosovë? Opozita: Provokim nga Aleksandër Vuçiç, aleat i Rusisë
Luftë dhe vrasje, kjo është gjuha e përditshme në fjalimet dhe qëndrimet e politikës serbe. Së fundi ata kanë përfshirë edhe çeçenët. Opozita çeçene hedh poshtë akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se mercenarë të tyre janë përfshirë në Kosovë në operacione për eliminimin e serbëve.
Akhmed Zakayev, kryeministër në mërgim i Republikës çeçene të Içkerisë, pavarësia e së cilës nuk njihet, i tha Shërbimit të Kaukazit Verior të Radios Evropa e Lirë se nuk ka asnjë informacion se për çfarë bëhet fjalë.
Qeveria e Kosovës nuk ka komentuar këtë akuzë, ndërsa shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, tha se “asnjë çeçen apo çerkez nuk ka bërë komplot për të vrarë serbët në Kosovë”. Blerim Vela thekson se “kjo dezinformatë i shërben narrativës së Rusisë”.