Çmimet e larta të ushqimeve, kryeministri paralajmëron marketet: Ulni çmimet ose do nxjerrim emrat
Çmimet e larta po vazhdojnë të ndikojnë rëndë në buxhetet e familjeve në Maqedoninë e Veriut, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga rrjetet e marketeve. Ai ka paralajmëruar se nëse në ditët në vijim nuk ulen çmimet e produkteve bazë ushqimore, qeveria do të fillojë të bëjë publike emrat e marketeve që nuk reagojnë ndaj kërkesës për ulje.
Me një ton të prerë, Mickoski u është drejtuar tregtarëve, distributorëve dhe prodhuesve duke kërkuar që të ulin menjëherë çmimet. Sipas tij, “kriza po shkon drejt fundit” dhe qytetarët kanë treguar durim të mjaftueshëm, ndaj tani është radha e bizneseve të reflektojnë.
Një familje me katër anëtarë i nevojiten rreth 68.654 denarë në muaj (afërsisht 1.114 euro) për shpenzimet bazë. Nëse familja jeton me qira, kjo shifër rritet në rreth 84.024 denarë (rreth 1.364 euro). Edhe pse ka një ulje minimale krahasuar me majin, kostoja e jetesës mbetet pothuajse e pandryshuar, duke nxitur kërkesën e qeverisë për masa të menjëhershme nga sektori i tregtisë.
KOHA JONË SONDAZH

