FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Daçiç: Bisedime të vështira për Kosovën në vitin 2018

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se viti 2018 nuk do të jetë vit vendimtar në të cilin do të zgjidhet çështja e Kosovës, por ka theksuar se do të ketë bisedime të vështira për një zgjidhje të përhershme.

Ai ka theksuar se në Kosovë “duhet të kuptohet se nuk ka zgjidhje pa marrëveshje me Beogradin, në të cilin askush nuk mund të bëjë presion që të pajtohet me zgjidhje, që nuk është në harmoni me interesat serbe”.

Mëtutje, siç raporton agjencia Beta nga Beogradi, zoti Daçiç ka thënë se askush ende nuk e dinë saktësisht se çka nënkupton marrëveshja juridikisht e obligueshme për normalizim të raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe ka theksuar se për këtë as që ka filluar të diskutohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se duhet të gjendet kompromis në interes të sërbëve dhe shqiptarëve dhe ka shtuar se Serbia nuk është e gatshme ta pranoj atë që dikush e ka shpallur në mënyrë “të njëanshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Rel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?