FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Daçiç: Kosova nuk do mbijetojë si shtet, por do bashkohet me Shqipërinë

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha se Serbia dëshiron të arrijë një kompromis me Kosovën, por se kjo çështje nuk mund të përdoret në politikën e tregtisë së jashtme si një kusht për t’u bashkuar me BE-në, transmeton “Zëri.info”.

Duke folur në një konferencë të titulluar “Trajnimi i udhëheqësve politikë”, Daçiç ka thënë se dialogu me Prishtinën po zhvillohet në mënyrë që të arrihet një marrëveshje, por se ajo nuk mund të jetë e njëanshme, dhe se njëra palë nuk mund të merr gjithçka, dhe tjetra asgjë.

Daçiç vuri në dukje se Kosova nuk do të mbijetojë si shtet, por do të bashkohet me Shqipërinë njëherë e përgjithmonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai nënvizoi se çdo shteti mund t’i ndodhë ajo që i ka ndodhur Serbisë me rastin e Kosovës dhe se është e domosdoshme të krijohen dhe respektohen parimet që do të udhëheqin të gjithë, raporton media serbe ‘Blic’.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne luftojmë sepse duam një kompromis dhe ata nuk e duan. Është sikur divorci, njëra palë nuk mund të marrë gjithçka, duhet të ketë një proces dhe një marrëveshje”, theksoi Daçiç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?