FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deklarata për Kosovën, Komisionerja Kos: E pakuptueshme që Paunoviç ende mban postin e ministres në Serbi

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos shprehet e befasuar me faktin se Snezana Paunoviç vazhdon të mbajë funksionin e ministres në Qeverinë e Serbisë edhe pas deklaratave të saj lidhur me spastrimin etnik në Kosovë.

“Ishte shokuese të dëgjonim diçka të tillë në vitin 2026. Nuk do ta përsëris as atë që ajo tha. Ishte vërtetë tronditëse të dëgjohej një deklaratë e tillë. Nuk mund ta imagjinoj që një ministre, pas një deklarate të tillë publike, të mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj”, ka thënë Kos.

Deklarata e ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, se do ta spastronte etnikisht Kosovën nëse do të ishte në krye të shtetit në vitin 1998, nxiti reagime të shumta në institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisionarja Kos ishte ndër zërat më të fuqishëm në reagimet ndaj kësaj deklarate duke thënë se mbështetja e ulët për integrimin evropian në Serbi është edhe pasojë e mesazheve që dërgojnë politikanët si dhe e mënyrës se si raportojnë mediat. Sipas saj, është e papranueshme që një vend kandidat të përdorë retorikë antievropiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?