Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 13:01 Plan iranian kundër Trump: Mossad ngre alarmin për rrezikun ndaj presidentit amerikan Mossad ka ngritur alarmin për një plan të mundshëm iranian që sipas tij vë në rrezik presidentin amerikan Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tij,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deputeti Kamberi: Bojkotoj punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

Rajoni E martë, 1 Korrik 2025 15:57
Deputeti Kamberi: Bojkotoj punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shaip Kamberi, i vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, njoftoi të martën se ka vendosur ta bojkotojë Kuvendin serb në shenjë proteste ndaj, siç i përshkroi ai, krizës politike dhe institucionale në vend, mungesës së vullnetit politik për t’i respektuar të drejtat e njeriut dhe të pakicave, posaçërisht të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në një njoftim në Facebook, Kamberi renditi një sërë arsyesh për të cilat tha se ka vendosur që “në këto rrethana, nuk do të marr pjesë në punimet e ardhshme të Parlamentit të Serbisë”.

“Shoqëria e vërtetë proevropiane mund të ndërtohet vetëm duke garantuar kushte të barabarta dhe trajtim dinjitoz për të gjithë përfshirë shqiptarët”, shkroi ai. Kamberi shtoi se një shoqëri proevropiane “nuk mund të ndërtohet mbi mitet e së kaluarës, as mbi trillimet historike dhe as mbi ambicien për hegjemonizëm në Ballkanin Perëndimor”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Njoftimi i Kamberit vjen dy ditë pas një proteste masive antiqeveritare në Serbi, ku morën pjesë mijëra demonstrues dhe ku pati përleshje me policinë. Disa nga aksionet policore janë shoqëruar me arrestime, ndërsa studentët pjesëmarrës në bllokadë kanë akuzuar policinë për përdorim të tepruar të forcës ndaj protestuesve. Studentët protestues thanë të hënën se në orët e mëngjesit u arrestuan 29 kolegë të tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kamberi tha se vendimin për bojkotim të Kuvendin e mori po ashtu duke besuar se demokratizimi i Serbisë “nuk është çështje e thjeshtë e ndërrimit të pushtetit, por kërkon vullnet të sinqertë për reformë, respekt për të gjithë qytetarët dhe trajtim të barabartë për të gjitha komunitetet”. “Në fakt, demokratizimi i vërtetë mund të ndodhë vetëm kur, krahas ndërrimit të pushtetit, ndodh edhe shkëputja përfundimtare nga politika imperialiste e viteve ’90”, tha ai. Kamberi nuk tregoi sa gjatë do ta bojkotojë Kuvendin serb, por tha se për veprimet e ardhshme politike “do të njoftoheni me kohë”.

Mund t'ju interesojë

Rasti i Arlinda Zekajt, raporti evidenton shkelje dhe kërkon masa ndaj zyrtarëve

Rasti i Arlinda Zekajt, raporti evidenton shkelje dhe kërkon masa ndaj zyrtarëve

Para 20 orësh
Indonezi: Zëvendëspresidenti Gibran Rakabuming Raka jep dorëheqjen pasi Gjykata Supreme shpalli të pavlefshme certifikatën e shkollës së mesme

Indonezi: Zëvendëspresidenti Gibran Rakabuming Raka jep dorëheqjen pasi Gjykata Supreme...

11 Nëntor 2026, 17:32
Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjet...

11 Nëntor 2026, 12:50

Ai theksoi se ka qenë dëshmitar “çdo ditë i shkeljeve të vazhdueshme” të të drejtave themelore të njeriut dhe të komuniteteve pakicë në veçanti të shqiptarëve. “Mosnjohja e diplomave, nënpërfaqësimi politik dhe institucional, pasivizimi administrativ dhe mungesa e perspektivës ekonomike janë bërë pjesë e një agjende sistematike që synon shpopullimin e Luginës së Preshevës nga shqiptarët”, tha ai. Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022. Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.

Shqiptarët në Serbi ankohen se autoritetet atje nuk ua njohin diplomat e Kosovës, kërkojnë integrim nëpër institucionet shtetërore të Serbisë, lejim të përdorimit të simboleve kombëtare shqiptare dhe për zgjidhjen e çështjes së pasivizimit të adresave. Zyrtarët serbë i kanë hedhur poshtë akuzat. Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar. Ky hap rezulton me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar. Pasivizimi i adresës përcaktohet me ligj në Serbi prej vitit 2011. Ligji parasheh që institucionet të bëjnë kontrolle për të kuptuar nëse një banor jeton në adresën e regjistruar. /REL/

Etiketat e lidhura

Kamberi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Plan iranian kundër Trump: Mossad ngre alarmin për rrezikun ndaj presidentit amerikan
Para 19 minutash

Plan iranian kundër Trump: Mossad ngre alarmin për rrezikun ndaj presidentit amerikan

Kontrata paramartesore, tabu e pathyer në Shqipëri
Para 33 minutash

Kontrata paramartesore, tabu e pathyer në Shqipëri

Perla e natyrës shqiptare, lumi i Shalës (video)
Para 49 minutash

Perla e natyrës shqiptare, lumi i Shalës (video)

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?
Para 1 ore

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 16 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 20 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 6 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 15 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.