Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak e konfirmon: Ka progres

Kosova dhe Serbia kanë bërë progres në zbatimin e disa marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, dha ljamin gjatë një eventi të zhvilluar nga organizata “Miqtë e Europës”.

“Së shpejti do ta mbyllim dosjen e energjisë, ka progres në çështjen e targave, në çështjen e personave të pagjetur, në çështjen e zgjedhjeve lokale në veri dhe në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve”, u shpreh Lajçak.

Ai u bëri thirrje vendeve të rajonit tonë, veçanërisht Kosovës dhe Serbisë, që të përmbushin detyrimet sa më shpejt për të mos humbur momentin e mirë në rrugën drejt Unionit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?