FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Diplomati Lisen Bashkurti tregon problemet që ka “Open Balkan”

Diplomati Lisen Bashkurti, thotë se nisma “Open Balkan”  ka nisur me disa ngërçe e probleme juridike. I ftuar në emisionin “Arnautistan” në “MCN TV”, teksa mori si shembull nismën e Bashkimit Europian, theksoi se “Ballkani i Hapur” duhet të ishte iniciuar me më shumë bashkëbisedime, grupe pune, konsultime dhe financime.

“Është shume vështirë të lëviz politika serbe. Do të jetë shumë e vështirë që në periudh afat mesme që politika të lëviz në Beograd dhe të pasqyrojë një politikë tjetër.

Shtetet me dy komunitete, në prodhimin e qymyrëve dhe në prodhimin e çeliqeve. Franca dhe Gjermania kishte përparasi në sektore veç e veç, por nuk kishte alternativë. Komuniteti mes Francës dhe Gjermanisë lindi për interes industrie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procesi i BE-së dhe komuniteti i qymyrit çeliqeve lindi si nevojë pavarsisht se u iniciua nga lartë, kurse nisma e Ballkanit të Hapur ka disa ngërçe. Zakonisht këto nisma nisin nga komisionet e iniciativa dhe grupe pune ku diskutohet dhe punohet e përcaktohet qëllimi i tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas një procesi të tillë bashkëbisedues shkohet në nisma të tilla. Kurse Ballkani i Hapur nuk ka nisur në një konsultim të gjatë mes palëve. Ky është ngërç i parë”, u shpreh Bashkurti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?