Forumi rajonal për Ligj dhe Drejtësi në Europën Juglindore, diskutoi sot në Sarajevë, të drejtë për një proces gjyqësor të ndershëm, për gjykata të pavarura.
Sekretari Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, (KBR) Goran Svilanoviç, tha se Këshilli njeh rolin kyç të shtetit të së drejtës për procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE. Duke cituar Ballkan Barometër që i referohet sondazhit të bërë së fundmi, rezulton se 78% e qytetarëve të rajonit nuk janë dakord ose nuk janë fare dakord që gjyqësori është I pavaruar nga ndikimi politik dhe për më tepër 83% e të anketuarve nuk janë dakord, ose nuk janë fare dakord me nocionin që ligji zbatohet njëlloj për të gjithë. Këto shifra- flasin shumë për “shtetin ligjor” – tha Svilanovic. Sekretari Përgjithshëm i KBR, theksoi se të dhënat e sondazhit flasin për një nevojë urgjente për të mbështetur gjyqësorin për pavarësi, integritet dhe kopetencë. Këshilli Bashkëpunimit Rajonal, po bën pjesën e vet, tha Svilanovic, duke ngritu dhe mbështetur trainimin e institucioneve, shoqatave dhe ndërmjetësuesve, duke koordinuar projekte për ndërtimin e kapaciteteve në fushën e drejtësisë.
Në Forumin për ligj dhe drejtësi të vendeve të Ballkanit morën pjesë 130 përfaqësues nga gjykatat e larta, kushtetuese, këshillat gjyqësorë, drejtues të shkollave të magjistraturës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues nga Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut në Strasburg.
