FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dyshimi, kush e futi mjetin shpërthyes në Parlamentin e Maqedonisë

Një pjesëtar i sigurimit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë zbuloi një mjet të improvizuar shpërthyes, në katin e parë të godinës raporton Anadolu Agency.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë për AA e konfirmuan rastin, duke theksuar se ekipi policor po heton, ndërsa ka dyshime se mjeti shpëthyes mund të jetë futur edhe gjatë mbrëmjes kur huliganët sulmuan Kuvendin.

“Sigurimi i brendshëm i Parlamentit e paraqiti rastin. Momentalisht në Parlament ka ekip hetues, po bëhet hetim që të mund të vërtetohet saktë se për çfarë mjeti shpërthyes bëhet fjalë”, konfirmuan për AA nga Sektori për marrëdhënie me publikun në MPB, për të shtuar se sipas informacioneve të cilat i kanë nuk ka kërcënim ndaj sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga MPB paralajmëruan se pas zbardhjes së tërësishme të rastit dhe informacioneve shtesë të njëjtat do ti bëjnë të ditur para opinionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrëmjen e 27 prillit, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit, protestuesit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” që ishin tubuar para ndërtesës së shtëpisë ligjvënëse u futën me dhunë brenda institucionit. Si pasojë e dhunës së protestuesve që kishin cak deputetët, mbetën të plagosur rreth 100 persona, duke përfshirë deputetë, punonjë të policisë dhe përfaqësues të medias.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?