Edita Tahiri: Kosova jo e fituar, por e ndëshkuar! Mund të pritet ndëshkimi i ri

Sjellja dhe veprimet e qeverisë Kurti në Veriun e Kosovës, nuk kanë gjetur mbështetje nga ndërkombëtarët. Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë që ndërmjetësohet nga BE-ja, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe ndikimet e saj në marrëdhëniet e Kosovës me aleatët.

Tahiri ka shkruar se Kosova jo vetëm që nuk ka fituar por mund të pritet edhe ndonjë ndëshkim i ri. “Kosova jo e fituar, por e ndëshkuar! Mund të pritet ndëshkimi i ri”,-shkruan Tahiri.

Drafti i Asocacionit për Komunat Serbe, i cili i është dorëzuar presidentit francez Emanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz nga kryeministri Edi Rama, për BE-në është një tekst serioz dhe me cilësi të lartë.

Teksti i i dorëzuar nga kryeministri i Shqipërisë, Rama po analizohet me kujdes dhe shihet si kontributor në avancimin e dialogut Kosovë-Serbi. Rama bëri me dije lajmin për dorëzimin e draftit për Asociacionin për Komunat Serbe në një konferencë për shtyp.

SHKARKO APP