Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ekspertët serbë: Një “Rambuje 2”, në interes të Serbisë

Rajoni E premte, 13 Gusht 2021 01:34
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ekspertë të politikës së jashtme serbe, thonë se mbajtja konference ndërkombëtare, në të cilën Beogradi dhe Prishtina do të negocionin për një zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës me pjesëmarrjen e “lojtarëve” të mëdhenj botëror – Perëndimit, Rusisë dhe Kinës, do të ishte një skenar i dëshirueshëm për Serbinë.

Këto komente ekspertët serbë i kanë bërë duke komentuar informacionet jo zyrtare të gazetës serbe “Danas” nga qarqet diplomatike në Perëndim se ekzistojnë gjasa reale që “nyja e Kosovës” të zgjidhet në një të ashtuquajtur “Rambuje 2”.

Megjithatë ekspertët serbë nuk kanë një pozicion unik për “kohën” eventuale të mbajtjes së një takimi të tillë.

Historiani dhe analisti serb Dragomir Angjelkoviq vlerëson, për gazetën serbe, se “për dallim nga bisedimet e dështuara të mbajtura në Rambuje në fillim të vitit 1999. Konferenca e re ndërkombëtare për Kosovën përbën lajm të mirë për Beogradin, duke pasur parasysh imazhin e ndryshuar gjeostrategjik në skenën botërore”.

“Në negociatat e zhvilluar në Rambuje  në fillim të vitit 1999, fuqitë e mëdha perëndimore veç kishin të përgatitur një marrëveshje,  kurse Rusia ishte vetëm pjesëmarrës protokolare, por nuk është e mundur diçka e tillë, për shkak se Rusia udhëheq një politikë autonome, dhe është forcuar pozicioni i Kinës. Prandaj në rrethanat aktuale, do të ishte mirë të mbahet një konferencë ndërkombëtare, sepse zgjidhja për Kosovën nuk do të mund të ndodhë pa harmonizimin e qëndrimeve të Perëndimit, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Ndërsa, Rusia dhe Kina, jam i sigurt, nuk do të pajtoheshin me një opsion që do të ishte i keq për Beogradin”, vlerëson Angjelkoviq, përcjell Telegrafi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ish-udhëheqësi i delegacionit të Serbisë në bisedime me Kosovën, lideri aktual i të Majtës së Serbisë, Borko Stefanoviq, thotë se “mundësia e organizimit të një konference për Kosovën është e largët, sepse një takim i tillë gjithmonë caktohet atëherë kur të jetë përgatitur një zgjidhje, të paktën një pjesë, si dhe vetëdija se çfarë dëshirohet arrihet “.

“Këtu nuk kemi të bëjmë me këtët, për shkak të pikëpamjeve krejtësisht të ndryshme lidhur me statusin e Kosovës. Gjithashtu, shqiptarëve nuk iu konvenon Konferenca,  sepse ajo paragjykon  se statusi i Kosovës nuk është zgjidhur dhe se at duhet ta zgjidhin fuqitë e mëdha, derisa ata mendojnë se kjo çështje është e kryer. Ose dialogu do të vazhdojë me pjesëmarrjen dukshme të përfaqësuesve të fuqive të mëdha, SHBA-së dhe Rusisë, para së gjithash, ose BE-ja do të përpiqet të prezantojë formatin e ri si diçka sërish vendimtare dhe të rëndësishme, kurse praninë amerikane si ‘këshilluese’. Sidoqoftë, nëse SHBA do të marrin rolin e ndërmjetësuesit, atëherë me siguri do të duhet aty të hyjë edhe Rusia, ndoshta edhe Kina. Paralajmërimi i ndryshimit në formatin e dialogut është një humbje e diplomacisë së BE-së, sepse është e qartë se Shtetet e Bashkuara do të shpejtojnë gjërat dhe të tregojnë se qasja konstruktive e BE-së nuk po  jep rezultate, dhe se çështja duhet ‘këputur’”, thotë Stefanoviq.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Igor Novakoviq, hulumtues në Këshillin për Qeverisje Përfshirëse, thotë për Danas se nuk do të donte të spekulojë, “sepse nuk kam informacione se procesi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës do të shkojë përtej procesit që udhëheq  BE-ja, as nuk besoj se një gjë e tillë do të ndodhë, të paktën jo në vitin e ardhshëm”.

“Një konferencë e tillë ndërkombëtare patjetër do të kishte pasoja për pjesët e tjera të Evropës dhe është e vështirë të besohet se Perëndimi, mbi të gjitha BE-ja, do të pajtoheshin për diçka të tillë. Nga ana tjetër, çdo vendim që do mblidhte akterët e përmendur, mund të rezultojë në një zgjidhje të përhershme dhe zëvendësimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit”, thotë Novakoviq. /Telegrafi/

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 2 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 2 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

2 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

3 Për 30 sekonda smartfoni zbulon nivelin e stresit psiko-fizik
3 Nëntor 2019, 15:23

Për 30 sekonda smartfoni zbulon nivelin e stresit psiko-fizik

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 9 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.