Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 2 Nëntor 2026, 23:00 Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës Artisti Bejta është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5. I njëjti që nga dalja në skenë, koncerte e projekte muzikore, ka marrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

EULEX-i kundër Serbisë, hedh poshtë pretendimet e Vuçiç-it

Aktualitet E enjte, 28 Shtator 2023 19:53
EULEX-i kundër Serbisë, hedh poshtë pretendimet e Vuçiç-it
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) hodhi poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë se nuk është lejuar që të marrë pjesë në operacionin policor më 24 shtator në Banjskë, pasi u sulmua Policia e Kosovës. “EULEX-i në asnjë mënyrë nuk është ndaluar që të marrë pjesë apo të vëzhgojë operacionet që janë kryer nga Policia e Kosovës më 24 shtator”, thanë për Radion Evropa e Lirë nga ky mision i bllokut evropian.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, kanë thënë se Kosova nuk e lejoi EULEX-in që të marrë pjesë në operacionin policor, pasi një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Vuçiç gjatë një takimi me përfaqësuesit e QUINT-it dhe Bashkimit Evropian më 26 shtator, tha se i ka pyetur ata pse “EULEX-i është refuzuar” që të marrë pjesë në operacionin në veri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Pas sulmit të kryer ndaj Policisë së Kosovës dhe më pas intervenimit të Policisë, patrullat mobile të njësisë policore të EULEX-it dhe Njësisë policore rezervë, por edhe pjesëtarë të tjerë të stafit të EULEX-it kanë qenë në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe kanë shkuar në zonën përreth manastirit të Banjskës në veri të Kosovës”, thanë nga EULEX-i.

Nga ky mision shtuan se kanë monitoruar nga afër operacionin policor dhe kanë qenë në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Grupi i maskuar dhe i armatosur – që sipas autoriteteve në Kosovë përbëhej prej rreth 30 personash fillimisht sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, teksa autoritetet e rendit nisën një aksion për heqjen e një barrikade në rrugë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më pas, sulmuesit u strehuan në manastirin e Banjskës dhe prej aty u përleshën gjatë gjithë ditës me zyrtarët policorë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, tre sulmues të dyshuar janë vrarë. Si Vuçiç, ashtu edhe Petkoviç, kanë pretenduar se dy serbë janë vrarë pasi janë dorëzuar dhe kanë kërkuar që EULEX-i të përfshihet në hetime dhe që ky mision të ndërmjetësojë lejimin e hetuesve serbë të kryejnë autopsinë e sulmuesve të vrarë.

Mund t'ju interesojë

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Para 3 orësh
Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Para 3 orësh
”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

Para 4 orësh

Ky mision i BE-së nuk tregoi nëse ka pranuar një kërkesë të tillë nga Serbia, por tha se nuk ka “mandat ekzekutiv për të kryer hetime”. “Misioni ka monitoruar dhe do të vazhdojë të monitorojë aktivitetet e kryera nga autoritetet në Kosovë që lidhen me sulmin, sikurse hetimet, konfiskimet dhe bastisjet. Në përputhje me mandatin që kanë dhe me legjislacionin e Kosovës, përfaqësuesit e EULEX-it ishin të pranishëm gjatë kryerjes së autopsisë, në cilësinë e monitoruesve”, u tha në përgjigjen e EULEX-it.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin në Banjskë, të cilën e cilëson si sulm terrorist dhe ka kërkuar të kryhet një hetim ndërkombëtar për këtë ngjarje. Serbia ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje. Sulmi është dënuar fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. /REL/

Etiketat e lidhura

EULEX Kosovoserbia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës
Para 3 orësh

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 3 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 3 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 3 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Më të lexuarat

1 Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 3 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

2 ”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj
Para 4 orësh

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

3 Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 3 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

4 Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 3 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.